Komentariati 28.06.2012
(Vijon)
Siç po shkojnë gjërat, kriza vazhdon. Në të vërtetë, në disa mënyra, ajo është duke u përkeqësuar. Spanja është një problem shumë më i madh se Greqia, Irlanda apo Portugalia dhe kjo mund të zvarritë poshtë Italinë dhe ndoshta edhe Francën. Likuiditeti i Bankës Qendrore është jetëshkurtër dhe i ngarkon bankat e pse jo, vështirëson dhe sovranitetin e tyre
Gazetat dhe gazetarët u morën pak me lajmin që thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t’mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Pemë të sharruara mizorisht, Tan Lame dhe miqtë e tij ekologjistë që protestojnë, punëtorë të zënë në hall e të djersitur jo vetëm nga vapa, duke mos ditur se nga t’ia mbajnë dhe pastaj kalimtarë që kalojnë andej duke shkuar në punën e tyre, krejt indiferentë, njësoj sikur të kalojnë pranë një filmi që e kanë parë kush e di se sa herë.
Diku lexova për një grabitje rutinë. Grabitës profesionistë i rrëmbyen gjerdanin nga qafa bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Bashkim Alibali. Kjo lloj grabitje, që është shndërruar në një dukuri tipike mes mizerjes tipike titanike të shqiptarëve, është kaq e shpeshtë saqë mund të thuhet se ajo “zgërdhihet” mes nesh
Shqipëria nuk njihet si vend inovator në ndonjë fushë, edhe pse ironikisht kemi një ministri dhe një ministër të Inovacionit, por nëse do të mendosh hollë-hollë, rezulton që e kemi një fushë, gjyqësorin, ku ndodhin çdo ditë inovacione. Inovacioni më i fundit i gjykatave shqiptare është një aksiomë, të cilën, gjykata, e sigurt në kulturën e saj juridike e kushtetuese, e ka nxjerrë dhe rikonfirmuar më se njëherë:
Në konceptin sociologjik, individi është thelbi i shoqërisë dhe vlera e një shoqërie vjen si pasojë e shumës së vlerave individuale. Po në realitetin tonë, sa evidente është kjo vlerë dhe ç’vend zë ajo në shoqëri? Kjo pyetje na ka shoqëruar shpesh kohët e fundit, por, fatkeqësisht, në asnjë moment nuk kemi marrë përgjigjen që kërkohet. Me anë të këtij shkrimi nuk pretendoj të sjell tek ju përgjigjen, por kam kërkuar ta trajtoj fenomenin jo thjesht si konstatim.
Dy miq italianë më kërkojnë t’i shoqëroj në një udhëtim kërkues në minierat e Mirditës. Kërkojnë mjete të përdorura në minierat e krahinës së shquar për mineralet e shumta e të pasura. Vijnë nga Torino, e si të panjohur me Shqipërinë, natyrisht edhe me minierat, më thonë “na gjej vagonë, karroca, copëza shinash e çdo relike që ka të bëjë me minierat. Ne ua blejmë, kushdo t’i posedojë ato”.
Në fakt, në nuancën mes këtyre dy koncepteve, prej vitesh mbretëron një konfuzion i madh lidhur me PD-në dhe Berishën. PD-ja, që prej fillimit të saj, duke iu nënshtruar fort lidershipit të Sali Berishës dhe nevojave të tij në faza të caktuara të karrierës politike, ka qenë herë në logjikën e një PD-je mbijetuese e herë në logjikën e një PD-je elektorale
U bënë dy ditë që gazetat botojnë, pothuajse të gjitha, një shkrim me titull “Studentët, zoti Arvizu!”. E tërhequr nga fjala ‘studentët’, me të cilët punoj, flas në auditore, i ndjek në aktivitete, i këshilloj, fillova të shfletoj gazetën për te ky artikull. Ndërkohë, mendova-sa mirë që më në fund studentët po shkruajnë për veten, por përse i qenkan drejtuar Ambasadorit?
A ka pasur nevojë që kryeministri Hashim Thaçi nga Tirana të porositë se “taksa për çimenton e importuar do të jetë çështje e tejkaluar”? Ishte ky mesazh për ministren Mimoza Kusari-Lila, apo për t’ia bërë qejfin Sali Berishës.
Në kuadër të vizitës, që ditë më parë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri Mbretërisë së Arabisë Saudite, ai vizitoi edhe selinë e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), ku pati një takim me sekretarin e përgjithshëm të saj, Ekmeludin Ihsanoglu.
Politika kosovare ka zbuluar “ilaçin” se si t’i ikë presionit publik për vendime të ndjeshme dhe diskutabile që ajo ndërmerr. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, shfrytëzohet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit që tërë presionin dhe barrën e vendimeve të tyre kontraverse t’ia bartë tjetërkujt.
Tribunali i emëruar gabimisht:
Në rrethana ideale, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në hapësirat e Ish-Jugosllavisë do të duhej të kishte një tjetër emërtim. Mund të tingëllojë jonatyrshëm, por ky do të duhej të ishte Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte të Republikës së Serbisë.
Për fat te keq ne qytetasit nuk do ta njohim kurrë atë lidhjen e veçantë që ekziston mes njeriut dhe tokës, e që duhet njohur me doemos. Të mbrujtur në hapësira gri betoni, ku vështrimi jo vetëm që s’endet i lire në hapësira të kaltra, por në pjesën më të madhe të rasteve përplaset me ndonjë ndërtesë, të mbirë kotësish në vendin më pak të përshtatshëm e të mundshëm, nuk mund ta kuptojmë. Jo se s’duam, por se s’mundemi.
Në mendimin modern ekonomik, kanë konkurruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare.
Zëvendëskryeministri dhe ministër Drejtësie, Hajredin Kuçi teknikisht e ka kryer punën perfekt. Për ata mendjelehtë që besojnë në broçkulla! Por jo për një publik që ka mbamendje dhe që di të lexojë këtë gjuhë proverbiale politike. “Turpi” nuk ka ndodhur të premten në Kuvendin e Kosovës, por në zanafillë. Ministria e Kuçit është prodhuese dhe distributore e Draftligjit me dy nenet kontestuese, pastaj vetë Kuçi është përkujdesur për pjesën tjetër të lojës. Zhvendos vëmendjen e publikut nga veprimtaria kriminale, fito kohë, para dhe famë, kinse po instalon standarde të reja morale… Kuçi ka mashtruar publikun, duke u fuqizuar edhe më shumë në pushtet…
Në 300-vjetorin e lindjes: ç’na duhet Jean-Jacques Rousseau sot?
Nuk ka komente.