Komentariati 14.06.2012; Presidenti i ri shqiptar

Çka e mundon njërin prej shteteve më të pasura në botë?

Sipas një reviste amerikane, Kosova na qenka vendi i nëntë më mizor në planet, dukshëm më mizor se Irani apo Gaza, më afër Zimbabvesë për nga kualiteti i jetës. Propagandistët u gëzuan, por mungesa totale e profesionalizmit tek mbledhja dhe përdorimi i statistikave fsheh të vërtetën shumë më pozitive.

Tash e 13 vjet me herët, secili kishte nga një ëndërr – pak dallim nëse aso me sy të hapur, apo me sy të mbyllur. Ëndërronim mbi lirinë, mbi shtetin, mbi zhvillimin personal e të përgjithshëm, mbi jetën.

Më bëri përshtypje lajmi nga Tirana: ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Fehmi Mujota, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Sokol Olldashi, në emër të qeverive të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit për automjete, patentë shoferëve, të shtetasve të të dyja vendeve.

Bujarinë, këtë cilësi të spikatur të tij, Doktori nuk po e praktikon sot, si po thonë ca që s’dinë, ca që s’kuptojnë, e ca të tjerë që edhe dinë edhe kuptojnë por s’duan ta pranojnë. Nga punët më të thjeshta e deri te zgjedhja e dinjitarëve e bujarëve më të lartë të shtetit, Doktori ka qenë dhe është më i madhi Bujar, pa asnjë dyshim.

Sali Berisha vërtet mund të ketë arritur atë që dëshiroi, por kjo arritje mbetet përsëri brenda rekordeve të tij. Me Nishanin ai nuk e tejkaloi dot vetëveten.

Historia presidenciale e Shqipërisë e pas vitit 1990, ka në “skedë” 7 presidentë. Nga të 7 presidentët, vetëm presidenti i vitit 1991 është zgjedhur me kandidaturë tjetër garuese përballë, ndërsa 6 të tjerët janë vetëemëruar dhe emëruar nga krerët e dy partive PD e PS.

E kishim parathënë që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet e Kushtetutës, se Berisha do ta zgjidhte presidentin vetëm me votat e shumicës.

Ju kujtohet grimasa sarkastike e zotit Nano në vitin 2004 me akronimin LSI? “Lëvizja e skraparllinjve të inatosur”- kumbonte.

 

Nuk ka komente.

Leave a Reply

Postoni komentin tuaj këtu. Ju lutemi keni konsideratë për të tjerët. (Email adresa juaj do të jetë private)