Komentariati 23.06.2012

Tregimi mbi politikën që jep me një dorë e merr me tjetrën

Mashtrimi i një Ekipi të ri uniteti

Kush mund ta fajësojë qytetarin për humbjen e besimit në institucionet qeverisëse të Kosovës, posaçërisht pasi që sundimi i ligjit është zëvendësuar me sundimin e parasë

Fakti që kryeministri Thaçi, Berat Buzhala dhe as PDK-ja nuk u distancuan nga veprimet e Xhabir Zharkut, por i përkrahën ato, e vërteton atë që PDK-ja tash e tutje mbetet parti e Xhabirave dhe tregon se faji edhe nëse është personal i Xhabir Zharkut, përgjegjësia është partiake

Argumentimi më i shpeshtë i atyre që mohojnë ekzistencën e kombit kosovar është se lëvizja politike për shtetin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar dhe me emrin e shqiptarizmit. Ky është fakt, por nuk është argument për të mohuar ekzistencën e kombit kosovar.

Dy gjëra kryesore, ndër shumë dy e tretësore, na ka zbuluar nisma e fundit e Ambasadës amerikane në Tiranë. E para, Amerika dëshmohet si aleat i sinqertë i Shqipërisë dhe shqiptarëve; dhe e dyta, ne jemi shoqëri letargjike. E tillë në atë masë sa limontia jonë kuptohet edhe nga të huajt, të cilët, në fund të fundit, janë në Shqipëri me shërbim, e jo siantropologë etno-psiko-socialë.

2 Responses to “Komentariati 23.06.2012”

  1. avatar
    kerpeshi
    24/06/2012 at 6:38 pm #

    pi vjedhni lajmet u picku mater

    • avatar
      administratori
      25/06/2012 at 3:57 pm #

      kerpeshi

      kjo eshte permbledhje e opinioneve me linqe, e kunderta e vjedhjes. Faleminderit per komentin.

Leave a Reply

Postoni komentin tuaj këtu. Ju lutemi keni konsideratë për të tjerët. (Email adresa juaj do të jetë private)