Pse spo bëhët mirë?

Në një shtet i cili po kalon një periudh tranzicioni dhe që nuk dihet kur ka filluar dhe as kur pritet të mbarojë, mund të jetë normale të ketë probleme ekonomike, papunsi të konsiderushme dhe probleme tjera ekonomike-sociale, sic  ka kaluar cdo shoqëri gjatë periudhës tranzicionale.  Në Kosovë si askund tjetër për këtë gjëndje mjerimi fajin e kanë politikanët të cilët e morrën votën e popullit per ta udhëhequr dhe përfaqësuar ashtu sic ju ishte premtuar.

Por ajo cfarë po ndodh tash e sa vite është një mashtrim i madh, duke u ankuar gjithmon për situaten e keqe ekonomike në të gjithë globin, ndërsa vet politikanët Kosovar vazhdojnë të blejn xhipat e tyre superkonfor dhe super të shtrejt, madje dhe keqëpërorimin e tyre kinse për punë zyrtare, Të gjitha ato miliona të shpenzuar për xhipe, për rregullimin e zyreve superluksoze të tyre, po të përdoreshin për të rregulluar jeten sociale ekonomike gjendja ekonomike do të ishte shumë më e mirë. Sa është e arsyshme dhe në të mirë të popullit kur politikanat tanë blejnë xhipa super të shtrejtë ndërsa ne kohen e dimrit siptali i Prishtinës mbetet pa ngrohje qëndrore nga pamundësia për të blerë mazut. Sa është e arsyshme kur politikanët shpenzojnë aq shumë vetëm për ti plotësuar teket e veta, ndërsa të rinjet janë në harresë për tu siguruar vende të reja të punës.

Ditë më parë Organizata Botërore e Punës tregoi qartë për vështërsit e të ardhmës në rang global, ku niveli i papunësis në rang global llogaritet në 13 përqind.  Këto shifra edhe me shumë do të ulin nivelin e varfëris në Kosovë e bashkë me të edhe nivelin e papunësis.  Prandaj prioritet i qeveris sonë të që ka një vizion vëtëm për ta pasuruar veten, dhe të kalbur në kolltuket e tyre duhet të jetë punësimi  dhe shtimi i investimeve në sektorin privat për ta kapërcyer këtë gjëndje të mjerushme.

Duke i parë hallët e të varfërve, kemi edhe anën tjetër të medaljes. Populli po varfërohet cdo ditë e më shumë ndërsa politikanët Kosovar po pasurohen cdo ditë e më shumë. Publikimi i pasuris së zyrtarve i bërë nga Agjensia Kosovare Kunder Korrupsionit, tregonë shumë qartë shifrat astronomike të politikanve tanë, sa që po të mbledhet pasuria e tyre del që buxheti i tyre është më i madh se i vetë shteti.

Këtu nuk ka asgje që smund të kuptohet e verteta është që hajnia dhe shtimi i pasuris në mënyrë të paligjshme nga politikanët Kosovarë është prioriteti i tyre.  Logjika e thjesht e kësaj gjendje të mjerëushme të krijuar në Kosovë, është se duhet të ndalet pasurimi i paligjshem i politkanëve dhe ato para të shpenzohen në vendin e duhur në mënyrën e duhur në mënyrë që të kemi një gjendje ekonomike sa me të mirë.

Për ti ikur gjithë kësaj turbullire të krijuar nga vet udhëheqësit tanë, nuk diskutohet fare cështja ekonomike e vendit, por vëmendja largohet duhet treguar prralla për Veriun, Integrimin Evropian si dhe Bashkimin e Kombit.

One Response to “Pse spo bëhët mirë?”

  1. avatar
    lali
    23/05/2012 at 4:10 pm #

    krejt ata qe permende ne artikull kan shkrujt, e kan fol njejt sikur ne tash (them ne qe mos te personifikohet me “Ju” kjo qe po shkruaj),ndoshta edhe ne tjeret me pa lezetin e funksioneve,pareve dhe fuqise s’kishim pas nevoje me shkrujte,kur “ne” de te mbrrijme ne vendin e ketyre sot,tjeter kush do t’i thote te njejtat fjale,jemi lodh tu lexu artikuj,duhet dikush me bo ndryshime,po prap faj kemi vet se po lejojme me na shkel,mire e kemi…

Leave a Reply

Postoni komentin tuaj këtu. Ju lutemi keni konsideratë për të tjerët. (Email adresa juaj do të jetë private)