Sondazhi për zgjedhjet

QKSS e publikoi më 22 Maj një raport ku mes tjerash raportoi për preferencat e votuesëve për partitë politike. Këto pyetje ishin pjesë e një hulumtimi të bërë që fokusohej në çështje të sigurisë. Në përgjithësi hulumtimi dhe metodologjia dukej mirë. Mirëpo rezultatet, sidomos ato për preferencat politike duhet marrë me skepticizëm për tri arsye:

1. Pakicat në mostër – mostra përfshinte edhe pakicat, dhe ato përbënin 11% (serbët 7% dhe pakicat tjera 4%). Zakonisht pakicat duhet të mbipërfaqësohen në mostër në hulumtime të tilla, dhe shifra 11% duket e ulët në këtë hulumtim.

2. Mostra jopërfaqësuese – në raport kishte pyetje për mënyrën e votimit në zgjedhjet e kaluara, një strategji e mençur. Mirëpo përgjigjet e mostrës nuk përputhën me rezultatet e zgjedhjeve në 2010. Kjo nuk është bërë me qëllim sigurisht, por i shtrembëron rezultatet. Në mostër janë mbipërfaqësuar votuesit e PDK-së dhe Vetëvendosjes, kurse janë nënpërfaqësuar votuesit e partive të vogla (duke përfshi pakicat etnike) . (Gjërat komplikohen nëse e kemi parasysh se “Zgjedhjet e fundit” në Ferizaj dhe Kaçanik, nuk kanë qenë ato të vitit 2010 por zgjedhjet e parakohshme lokale).

3. Paqartësia e pyetjes – nuk është e qartë si është formuluar pyetja për zgjedhjet. Në pyetje si duket nuk është përcaktuar saktësisht a bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme apo lokale. Si duket tendenca ka qenë të pyetet për zgjedhje të përgjithshme. Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse respondentët janë përgjegjur për zgjedhje të përgjithshme, atëherë logjikisht që nuk mund të pritet një përkthim i pastër i rezultatit në zgjedhje lokale ku dihet se rezultatet ndikohen edhe nga faktorë tjerë si lloji i kandidatit për kryetar komune.

Sidoqoftë, le të shohim se si dalin preferencat e votuesëve nëse e peshojmë mostrën e sondazhit me votimet e vitit 2010:

Zgjedhjet sondazhi 2013 maj

Pas peshimit të mostrës marrim një rezultat më realist të preferencave të votuesëve. Përqindjet e PDK dhe VV bien (nga 3% tek te dyjat), përqindjet e AAK dhe PD nuk ndryshojnë, kurse përqindjet e AKR dhe partive tjera (ku përfshihen pakicat) rriten, për 1% te AKR dhe për 3% te tjerat.

Të shohim më poshte si do të ndahej torta zgjedhore sipas këtyre preferencave:

Zgjedhjet sondazhi 2013 maj torta

 

Mesazhi kryesor për partitë në këtë sondazh është se shumica e qytetarëve (rreth 65%) kanë humbur besimin në procesin zgjedhor. Kjo është alarmante!

Gjithashtu brengosës është fakti se vetëm 45% e respondentëve kanë thënë se do të votojnë me siguri. Sfida e partive është të i bindin shumicën e votuesëve, e sidomos 20% që kanë treguar hamendje, se pse duhet të dalin e të votojnë!

, , , , , , , , , ,

Nuk ka komente.

Leave a Reply

Postoni komentin tuaj këtu. Ju lutemi keni konsideratë për të tjerët. (Email adresa juaj do të jetë private)